Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i KQZ, Klement Zguri tha se vendimi për të ndërprere procesin e numërimit është një shkelje e ligjit. Në një dalje për mediat në orët e vona, Zguri i bëri thirrje KZAZ që të mos marrin vendime të tillë për të ndërprerë procesin e numërimit.
Zguri: Jam këtu për ti bërë thirrje të gjithë KZAZ që kanë marrë vendime dhe kanë pezulluar procesin e numërimit të votave, dua tu them që këto vendimarrje janë në kundërshtim me ligjin. Procesi i numërimit është një proces i pandalshem.
Janë marrë në përgjegjësinë e tyre, por janë vendime të paligjshme dhe u bëj thirrje të kthehen dhe të fillojnë për të vazhduar procesin e numërimit deri në shpalljen e rezultateve.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/thirrja-e-kreut-te-kqz-mos-ndaloni-procesin-e-numerimit-eshte-shkelje-ligji/