Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një person që pretendohet të jetë eksponent i Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shëngjin është lënduar në një incident pranë një qendre votimi në shkollën e Shëngjinit.
Gazetari i Ora News Elvis Hila raportoi live për incidentin në Shëngjin.
Mësohet se i dëmtuari është Florjan Dushku dhe është qëlluar me tytën e armës. Gazetari i Ora News tha se kishte parë një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital.
?Shikoj një gëzhojë arme dhe një person është dërguar në spital. LSI thotë se është eksponent i kësaj partie. Personi është transportuar në spital? raportoi gazetari i Ora News.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/te-shtena-me-arme-ne-shengjin-nje-i-plagosur-lsi-thote-eshte-eksponent-i-yni/