Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi dhe vajza Bora Meta, ka votuar në QV-në te Kopshti nr.31 në Tiranë.
Meta përcolli edhe një mesazh për qytetarët pas votimit, ndërsa shmangu thirrjet për LSI-në.
?Nuk kam një mesazh se për kë duhet të votojnë, por kam një mesazh se për çfarë nuk duhet të votojnë. Shqiptarët të votojnë kundër kujtdo që bën presion mbi lirinë dhe vullnetin e tyre, kundër kujtdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre, sepse sot shqiptarët duhet të tregojnë që liria dhe dinjiteti i tyre nuk ka çmim, sot në këtë ditë të shenjtë.
Shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që u çojnë sekserë për t'u blerë të ardhmen e fëmijëve?, u shpreh presidenti i ardhshëm, Ilir Meta.