Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
LSI denoncon se grupe kriminale me targa falso e suport politik të rilindjes po ushtrojnë presion në disa zona të Durrës, në Shijak e Lezhë.
Nga selia e LSI-se Luan Rama denoncoi ne oren 12: 40: Në disa zona zgjedhore në qarkun e Durrësit ka përshkallëzim dhe rritje të ndërhyrjes së grupeve të organizuara kriminale që ushtrojnë presion mbi votuesit në afërsi apo brenda qendrave të votimit. Më alarmante është situata në zonën e Shijakut e cila është totalisht jashtë kontrollit të strukturave të policisë së shtetit. Strukturat e policisë atje janë inekzistente, grupe kriminale që lëvizin me mjete të blinduara me targa falso dhe me suport politik nga individë të spikatur të rilindjes po ushtrojnë vazhdojnë të ushtrojnë presion mbi qytetarët.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/lsi-denoncon-grupe-kriminale-presion-ne-durres-alarmante-ne-shijak/