Voton me familjen tek njësia 5 - Meta tregon kë nuk duhet të votojnë shqiptarët: Ndëshkoni sekserët

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Teksa hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta pati një mesazh për qytetarët se për kë nuk duhet të votojnë sot.
Meta: Nuk kam asnjë mesazh për kë ata duhet të votojnë por kam një mesazh për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit të tyre, duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre. Sot shqiptarët duhet të tregojnë dhe do të tregojnë se liria dhe e ardhmja e tyre nuk ka asnjë çmim, se e ardhmja e fëmijëve të tyre është gjëja me shenjtë për ta sot në këtë ditë të shenjtë për të gjithë.
Meta u bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë sekserët që kërkojnë të blejnë me para dinjitetin dhe të ardhmen e tyre.
Meta: Shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Liria dhe dinjiteti i qytetarëve shqiptarë nuk, ka çmim, e ardhmja e tyre dhe familjeve të tyre nuk ka çmim. Do ta tregojë sot Shqipëria dhe shqiptarët. U bëj thirrje të gjithë të shkojnë dhe të votojnë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/meta-tregon-ke-nuk-duhet-te-votojne-shqiptaret-ndeshkoni-sekseret/

Share This Video


Download

  
Report form