Doganieri kapet me listë votuesish dhe me lekë - News, Lajme - Vizion Plus

VizionPlusAlbania 2017-07-10

Views 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Doganës së Vermoshit Izmir Bushaj, 26 vjeç, si dhe Xhyher Bushaj, pasi janë kapur në flagrancë me një listë votuesish dhe me sasi të konsiderueshme parash. Sipas informacioneve nga Policia e Shkodrës, paratë do të shpërndaheshin me qëllim blerjen e votave. Burime zyrtare te Policisë pohuan se në momentin e ndalimit, dy personat që gjendeshin brenda nje automjeti, kishin me vete një listë votuesish dhe një sasi të konsiderueshme parash që dyshohet se ishin të destinuara për t?i shpërndarë me qëllim blerjen e votës. Pas kontrollit u konstatuan në një çantë të zezë një listë me emra dhe sasi e konsiderueshme parash: 48 kartëmonedha prerje 2000 lekëshe, që besohet se do jepeshin ne këmbim te votës. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të Xhyhet Bushaj, i cili ishte pasagjer në mjetin e lartpërmendur, u gjetën 3 kartëmonedha me prerje 2000 lekëshe. Izmir Bushaj besohet të jetë mbështetës i LSI, pasi ai ka shume foto ku shfaqet me ish-kreun e kësaj force, Ilir Meta.

Share This Video


Download

  
Report form