Vidhnin me dhunë gratë në qytet, shkatërrohet rrjeti i hajdutëve dhe bashkëpunëtorëve

RTV KLAN 2017-07-10

Views 1

Policia e Shkodrës ka zbuluar një rrjet vjedhësish me dhunë dhe personat që shisnin në dyqanin e tyre objektet e vjedhura.

Një i ri është vënë në pranga si rezultat i hetimeve disa mujore, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë së Shkodrës:

Finalizohet me sukses operacioni ?MISSING GIFT?

Dokumentohet me prova ligjore autorësia e disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër

Arrestohet në flagrancë një shtetas si dhe shpallen në kërkim 3 shtetas të tjerë

Me datë 20.06.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas një punë profesionale hetimore disa mujore, kanë finalizuar me sukses operacionin ?MISSING GIFT? ku si rezultat i tij është bërë i mundur dokumentimi me prova ligjore i autorësisë së disa vjedhjeve me dhunë në Shkodër .

U arrestua në flagrancë shtetasi:

? Klodian Sinaj, 28 vjeç, banues në Shkodër ( me gjendje gjyqësore i dënuar më parë për veprat penale ? Vjedhje? dhe ? Armëmbajtje pa leje? )

Gjithashtu u shpall në kërkim dhe punohet për

kapjen e shtetasit :

? O. M, 28 vjeç, banues në lagjen Vasil Shanto ? Shkodër

Nga veprimet hetimore të kryera janë zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore 7 vjedhje me dhunë , ku shtetasi Klodian Sinaj në bashkëpunim me shtetasin O. M, dyshohen si autorë të tyre. Konkretisht :

-Me datë 07.02.2017, në vendin e quajtur Rruga ?Qyteza e Gajtanit? i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases P. A.

? Me datë 10.02.2017, në vendin e quajtur mapo ?Parrucë? ,i kanë vjedhur një telefon, një Tablet , dhe një vlerë monetare shtetases K. B.

? Me datë 25.03.2017 , në vendin e quajtur Lagjja ?Vasil Shanto ?tek një dyqan i këmbimit valutor, i kanë vjedhur një telefon shtetasit M. Q.

? Me datë 15.04.2017, në vendin e quajtur Rruga ?Fahri Ramadani? Shkodër i kanë vjedhur një varëse floriri, shtetases M. Z.

? Me datë 30.04.2017 , në vendin e quajtur Rruga ?Kongresi Përmetit? i kanë vjedhur një çantë në pronësi të shtetases E. D.

? Me datë 13.05.2017, në vendin e quajtur Rruga ?Mbreti Gent? i kanë vjedhur një telefon shtetases S. I.

? Me datë 12.06.2017, në vendin e quajtur Rruga ?Jezuitve? i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetases M. K.

Gjithashtu , shpallur në kërkim dhe që punohet për kapjen e tyre në lidhje me këto ngjarje janë edhe shtetasit :

? T. T. 61 vjeç, banues në Shkodër

? K.T, 34 vjeç, banues në Shkodër

Këta shtetas , dyshohet se në dyqanin e tyre i pranonin dhe i blinin sendet e vjedhura nga 2 autorët e ngjarjes.

Veprat penale në ngarkim të shtetasve Klodian Sinaj dhe O.M. ?Vjedhje me dhunë?, ? Vjedhje? në bashkëpunim parashikuar nga nenet 139 dhe 134/2-25 të Kodit Penal.

Vepra penale në ngarkim të shtetasve T. T. dhe K. T. ?Pe?rvete?simi i parave ose mallrave qe? rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale? parashikuar nga neni 287/b i Kodit Penal.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Share This Video


Download

  
Report form