TIRANE-Kolegji Zgjedhor pranoi në seancën e sotme kërkesën e LSI-së për numëruesin e tretë në KZAZ, duke rrëzuar vendimin e KQZ.
Kolegji Zgjedhor, trupi gjykues i të cilit u kryesua nga Gjin Gjoni nisi sot paradite shqyrtimin e ankimimit të LSI për numëruesin e tretë.
Rreth mesditës, Kolegji pasi dëgjoi palet, pranoi kërkesën e LSI për numëruesin e tretë në KZAZ.
Ndërkohë që po sipas vendimit, numëruesi i katër që i takonte PR-së do të ndahet mes PR-së dhe PDIU-së. Vendimi është kundërshtuar nga PD dhe PR.
Manjani
Ylli Manjani, ish-ministri i Drejtesise rikthehet si jurist i LSI. Pas shume kohe'i zhdukur' nga kamerat, Manjani u prezantua sot si avokati i LSI.Vendimi vjen pas shortit më 14 qershor, ku KQZ vendosi që numëruesi i tretë të caktohet me short mes LSI e PDIU ndërsa edhe Partia Republikane do të ketë numëruesin e saj, veç PS-së e PD-së.