Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryetari i Partisë Demokratike vijoi me takimet elektorale në Berat dhe Lushjnjë. Lulzim Basha prezantoi programin ekonomik si e vetmja alternativë për ta nxjerrë vendin nga kriza. Ky program, tha Basha ka rezultuar i suksesshëm në Europë dhe SHBA. Në replikë me kryeministrin Rama, Basha tha se ai ka frikë të përballet në debat pasi i duhen vetëm 5 minuta që t?i bjerë të fikët.
Lulzim Basha tha nga Berati se plani ekonomik i PD-së është i vetmi program real i kësaj fushate, që ka marrë mbështetjen e Europës dhe Shteteve të Bashkuara. Ky program, tha Basha, do t?u heqë shqiptarëve lakun që i mbyti për katër vite.
Basha e ftoi Ramën sërish në debat, teksa tha se ai nuk pranon sepse do i duhen vetëm 5 minuta për t?i rënë të fikët. Ndërsa me batutë, kryedemokrati sugjeroi për t?i blerë Kryeministrit një timon lodër.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rames-i-bie-te-fiket-nese-vjen-ne-debat/