Ora News – Veliaj: Vota për Edi Ramën dhe për PS, garanci që puna të vijojë në Tiranë

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

35 hektarë hapësirë urbane do të rikualifikohen në bllokun Misto Mame në Kombinat. Nisja e punimeve për këtë lagje është inspektuar nga kryebashkiaku Veliaj dhe deputeti Saimir Tahiri. Veliaj ka premtuar rritje të vlerës së pronës në zonë, ndërsa ka kërkuar votën e banorëve për Edi Ramën dhe Partinë Socialiste.
Pas njësisë 5 tashmë do të jetë radha e bllokut ?Misto Mame? në Kombinat, për tu shndërruar në një nga lagjet më të mira të Tiranës.
Sipërfaqja prej 35 hektarësh në të cilën kanë nisur tashmë punimet u inspektua nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe deputeti i PS-së, Saimir Tahiri.
Veliaj tha se do të punohet për rikualifikimin e këtij blloku pavarësisht se është sezon pushimesh.
Veliaj: ?Ka qenë një kërkesë prej dy vitesh e Sajmirit që të përfundonim një projekt, i cili transformon 35 hektarë të një lagjeje që është ndërtuar me djersë gjatë gjithë viteve ?90-2000. Do të punojmë gjatë gjithë verës, ka apo s?ka fushatë, ka apo s?ka pushime, në mënyrë që deri në fund të vitit të sigurohemi që, ashtu si lagja ?Shushica? te Njësia 5 apo lagja ?Besa? te Bregu i Lumit dhe shumë hapësira që ku ka vënë dorë bashkia, të kemi mundësi që të sjellim urbanizim edhe zonën e Kombinatit?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/veliaj-vota-per-edi-ramen-dhe-per-ps-garanci-qe-puna-te-vijoje-ne-tirane/

Share This Video


Download

  
Report form