Report TV - Dhuna në Pukë e Fushë Krujë LSI: Të shkarkohet Haki Çako

Report TV 2017-07-10

Views 2

Lëvizja Socialiste për Integrim përmes një deklarate të Luan Ramës ka kërkuar shkarkimin e Haki Çakos, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë.

Kjo kërkesë vjen pas rasteve të dhunës ndaj eksponentëve të LSI në Pukë e Fushë Krujë të cilat kjo forcë i cilëson si të nxitura nga eksponentë të PS.

Luan Rama shtoi se kjo situatë e rënduar vjen si pasojë e thirrjeve të kryeministrit Rama që policia të marrë pjesë në fushatë.

"Delinkuentët e Rilindjes mbështetur nga policia kanë bërë disa akte dhune kriminale.

Konkretisht është goditur me mjete të forta publikisht Blerim Çela, veprimtar, anëtar i LSI i cili së bashku me një grup po prisnin të fillonin analizën e punës zyrën e LSI Fushë-Krujë kur nga persona të armatosur kanë qëlluar Çelën me levë në kokë.

Share This Video


Download

  
Report form