Kryetari i LIBRA-s, Ben Blushi, ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Elbasanit.
Blushi ka përshkuar në këmbë rrugët kryesore të qytetit i shoqëruar nga simpatizantë të partisë tij, teksa ka bashkëbiseduar me qytetarët.
Qytetarët i janë ankuar Blushit për papunësinë dhe kushtet e vështira ekonomike.
Ndërkohë, gjatë bisedave me studentë të Universitetit të Elbasanit, ai iu shpjegoi atyre premtimin e LIBRES për uljen e tarifave studentore.