Basha: Jo koalicion pas zgjedhjeve me Ramën

RTV KLAN 2017-07-10

Views 3

Nga Peqini ku u takua me banorë të këtij qyteti Lulizm Basha ripërsëriti se nuk do të ketë pas zgjedhjeve një marrëveshje për të qeverisur me Edi Ramën.

"Jo koalicion me Edi Ramën, se i ka mbetur në mendje. Jo se, e keni parë që thotë: Eshtë çun i mirë Luli, është çun i mirë Luli, mbaj fotografinë e Lulit, po pse kë do mbajnë tënden? 300 mijë vende punë i bëre 300 mijë refugjatë. Shëndetësinë falas e fute në gropë. Tani nga mëngjesi deri në darkë, Luli, Luli, Luli, thua se është shoku im. Ne do ta mundim nuk e lë më asnjë ditë në Republikën e vjetër", tha kreu i PD.

Basha premtoi se në parlamentin e dalë pas 25 qershorit nuk do ketë vend për deputetë të inkriminuar.

"Ju shof të bashkuar, ju shoh të vendosur për atë që do të ndodhë më 25 qershor. Ndahemi nga krimi dhe kriminelët në politikë në radhë të parë. Do të marrin fund kriminelët në politikë, s'ka për të pas më kriminelë në politikë. Ata që i rren mendja, ta dinë mirë se i kanë orët e numëruara. Vendimi është marrë. Kemi ekipin, kemi planin, kemi vendosmërinë dhe do ta çojmë deri në fund. Mos lini derë pa trokitur pa u cuar lajmin njerëzve. Republika e vjetër ka marrë fund, është marrë vendimi", u shpreh Lulzim Basha.

Në një tjetër takim elektoral në Kamëz Basha kërkoi votën e shqiptarëve për planin e tij ekonomik, që thotë se garanton punësim e mirqënie, si dhe ul taksat.

?Në 25 qershor do vendosësh këtë pullën këtu? po nuk qetë ju të lirë të punoni nuk ecën ekonomia. Zgjidhjen e keni ulim taksat ulim tvsh. Si sot një javë e keni në dorë?..Xhiro a ke pas, ka rënë?rruga për të rrit fuqinë blerëse është ulja e naftës dhe energjisë dhe përmes tregut gjallërohet puna e punësimi, si po ecën duhet me pre??, tha kryedemokrati.

Votën në 25 qershor basha e kërkoi edhe nga banorët e Laprakës, Paskuqanit e njësisë 4 në kryeqytet, me të cilët ndau programin e tij qeverisës. TV KLAN

Share This Video


Download

  
Report form