Report TV - Akuzat për hipotekat, LSI: Në 80% të qarqeve kontrollohen nga Rama

Report TV 2017-07-10

Views 0

LSI i është përgjigjur sot akuzave të kryeministrit Edi Rama i cili bëri përgjegjëse këtë forcë politike për bllokimin e hipotekave të pronësisë për objektet e legalizuara nga ALUIZNI.

Rama hodhi akuza nga bashkia e Vorës ku zhvilloi një miting elektoral me mbështetës të PS.

Ndërkohë, LSI u përgjigj menjëherë përmes një deklarate për shtyp të nënkryetarit Luan Rama. Ai tha se 80% e hipotekave në qarqe kontrollohen nga njerëzit e emëruar prej Ramës.

?Në të gjithë bashkinë e Vorës janë 3 mijë familje që nuk kanë marrë dot hipoteka, kjo është një çështje e tepsisë, kryetari i Rilindjes e di shumë mirë por e fsheh të vertetën, që hipotekën në Tiranë dhe në Durrës, në Vlorë në Elbasan dhe në 80 për qind të qarqeve e kanë njerëzit e emëruar prej tij.

Unë ftoj 3 000 mijë familjet që të paraqiten nesër pranë bashkisë së Tiranës që të marrin aktet në fjalë, dhe përgjegjësi i zyrës së regjistrimit të pronave të paluajtshme të bëjë gati aktet e pronësisë, të japë aktet dhe të vërtetojnë që këta e bëjnë po e ka pasur fajin LSI.

Share This Video


Download

  
Report form