Ora News - Financimi i partive, Mandija: Tërheqje parash nga bankat, një rast në prokurori

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Brenda dy javësh nga emërimi i ministrave teknikë, në administratën e lartë shtetërore është shënuar një numër i lartë shkarkimesh. Por zv/kryeministrja Ledina Mandija në një intervistë të dhënë për Ora News, sqaron se nuk janë flamujt, bluzat, fotot apo simbolet e partive politike ato që kanë prodhuar largimet apo pezullimet e punonjësve apo titullarëve të drejtorive.

Sipas drejtueses së Task Forcës për fushatën, çdo denoncim ka kaluar më parë në proces hetimi dhe vetëm pas kësaj është vepruar.

Ledina Mandija: "Nuk është e vërtetë që me një fotografi direkt filloi një procedurë, u bë një kallzim ose u hoq një person nga puna por në këtë moment ne po bëjmë verifikme. Kemi referuar raste dhe ministri i ka raportuar që janë shumë të vjetra, i përkasin muajve mars-prill, ndërkohë që nuk kishte filluar fushata elektorale dhe nuk kishin hyrë në fuqi ndryshimet e Kodit Penal përsa i përket veprave penale. Kështu që në këto raste nuk është marrë asnjë masë."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/taske-forca-me-syte-kater-mandija-askush-nuk-shkarkohet-nga-flamujt/

Share This Video


Download

  
Report form