LEZHE - Pas mitingut në qendër të qytetit të Lezhës, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me strukturat drejtuese të PS në këtë Qark.
Shqiptarja.com ka siguruar videon e takimit të mbyllur të Ramës me drejtuesit lokale, ku ka ndarë detyra të posaçme për ta, shtatë ditë përpara zgjedhjeve parlamentare.
Duke i porositur që të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve, kreu i qeverisë ka dhënë lajmin se sipas anketimeve të brendshme, PS ndodhet pranë një fitoreje të madhe në këtë qark, si asnjëherë më parë.
?Jemi realisht, bazuar në anketimet tona, shumë afër një fitoreje që s?e kemi pasur kurrë në këtë Qark. Është shumë e rëndësishme që të bëjmë në këto shtatë ditë si asnjëherë më parë, pa pushim, pa u lodhur, një punë organizative në çdo qelizë të trupit elektoral?, u shpreh Rama.
"S'e di ç?e pengon Metën të jetë i qetë në lëkurën e vet"
Kryesocialisti i është referuar edhe retorikës së ashpër të presidentit të ardhshëm, Ilir Meta, në këtë fushatë.