http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
President i zgjedhur shpërthyer ne akuza dhe deklarata te forta pas ngjarjes së ndodhur në Lezhë, ku LSI pretendon se kryetari i partisë ne fshatin Raboshte është dhunuar nga mbështetës te PS. Teksa vizitoi ne shtëpinë e tij Gjovalin Gjinin, Iir Meta foli per armatosje te popullit nëse nuk merren masa. Kryetari i kuvendit akuzoi ashpër Edi Ramen duke thëne se rilindja e tij është bere njësh me bandat. Meta tha se ka komunikuar me ministrin e brendshëm per situatën e krijuar, ndërsa u shpreh se mbarë populli i Lezhës do të dalë para policisë nëse kjo e fundit nuk arreston kriminelët, qe sipas tij i njohin të gjithë. Menjëherë pas deklaratës së Metës reagoi dhe policia e shtetit. Nëpërmjet një njoftimi, policia shpreh ?keqardhjen për sulmin e sotëm nga ana e një lideri politik?, por deklaron se personi i dhunuar nuk ka dhënë asnjë indice për identifikimin e autorëve. Policia sqaron se janë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe se nuk ka asnjë provë qe incidenti te ketë prapavije politike.