Ora News – Luan Rama: Thirrja e policëve në fushatë provokim, të reagojnë SHBA-BE

Ora News Lajme 2017-07-10

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nënkrytari i LSI Luan Rama ka denoncuar deklaratat e Kryeministrit Edi Rama që punonjësit e policisë pas orarit të punës të angazhohen për të mbledhur vota për Partinë Socialiste. Sipas Ramës ky është një rast flagrant i shkeljes së ligjit pasi policia është e depolitizuar. Deklaratat Rama i cilësoi provakative dhe të papërgjegjshme.
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama i ka cilëuar provokative dhe të papërgjegjshme deklaratat e Kryeministrit Edi Rama në Berat ku i bënte thirrje policisë së shtetit që pas përfundimit të punës të angazhoheshin për të mbledhur vota për Partinë Socialiste.
Nënkryetari Rama thekson se ligji e ndalon rreptësisht përfshirjen në veprimtaritë elektorale të punonjësve të policisë ndërsa u bëri thirrje këtyre të fundit distancohen nga deklarata e kryeministrit.
Luan Rama: Kryeministri i Rilindjes urdhëron policinë e shtetit të vjedhë vota për rilindjen. Në kohën e punës apo jashtë punës, çdo punonjës i policisë së shtetit e ka të ndaluar rreptësisht të jetë pjesë e aksionit politik. Të mos guxojë askush të cënojë këtë standard të konsoliduar në punën e policisë së shtetit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/luan-rama-thirrja-e-policeve-ne-fushate-provokim-te-reagoje-shba-dhe-be/

Share This Video


Download

  
Report form