Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rreth 15 deri në 40 fëmijë i drejtohen çdo ditë pediatrisë së spitalit rajonal të Vlorës. Mjekët flasin për shtim të urgjencave, që sipas tyre, vijnë për shkak të rritjes së temperaturave të stinës së verës.
Sipas mjekes pediatre, Aida Koka problematika më të mëdha shfaqen për fëmijët e moshës 0 deri në 5 vjeç, kryesisht për probleme të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
Koka: 28 shtrime janë shtruar 18. Kemi një situatë dinamike që ndryshon nga dita në ditë. Edhe një herë kujdes për ushqimet që konsumojnë fëmijët veçanërisht në plazh.
Fluksi vjen edhe për shkak se shpesh prindërit anashkalojnë vizitat te mjeku familjes dhe i drejtohen menjëherë spitalit edhe për rastet kur hospitalizimi nuk është i nevojshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/rritja-e-temperaturave-15-40-raste-cdo-dite-ne-pediatrine-e-vlores/