BERAT-Edhe këtë vit ujërat e zeza qelbin lumin Osum në Berat. Ndërkohë që për qendrën e këtij qyteti u investuan miliona lekë për ta zbukuruar, por prania ujërave të zeza e zbeh të gjithë bukurinë e saj.
Gjatë verës është e pamundur të kalosh në afërsi të lumit pasi era që çlirohet nga ujërat e zeza është e padurueshme.
Pamjet tregojnë qartë rrjedhën e tij të ndotur, por nuk mungojnë as mbetjet urbane dhe të ngurta në dy brigjet e Osumit.
Për këtë vit Bashkia e Beratit nuk ka marrë asnjë iniciativë të paktën për të pastruar mbetjet urbane.
Sikur të mos mjaftojnë vetëm ujërat e zeza, në Osum derdhen edhe mbetje të ndryshme nga një fabrikë lëkurësh që ndodhet në këtë zonë.
Nënkryetari i bashkisë së Beratit, Bledar Blana thotë se do të merren masa për pastrimin e brigjeve të lumit.