Report TV - Diplomohen 40 studentë në Institutin Kulinar Neranxi

Report TV 2017-07-10

Views 1

Kur produktet cilësore shkrihen me përkushtimin për të ofruar shijen dhe shërbimin më të mirë, sapo jemi njohur me artin e kulinarisë. ??Gjithmonë një hap përpara?? është motoja e kompanisë Neranxi, që për me shumë se 20 vjet në tregun shqiptar ka dëshmuar se di të qëndrojë në majat e cilësisë në kulinari.

Me qëllimin për t?i ofruar tregut të punës profesionistë të kësaj fushe, prej 8 vitesh, funksionon shkolla profesionale ?Instituti Kulinar Neranxi?. Edhe 40 studentë të tjerë të këtij instituti dhanë provimin përfundimtar, për t?u çertifikuar si profesionistë të fushës kulinare.
Me emocione dhe përgjegjësi, studentët shfaqën dijet e tyre të marra në kursin 1 dhe 2 vjeçar, përmes pjatave që servirën.

Këtë vit, Bashkëpunimi i Institutit Kulinar Neranxi me GIZ, Shoqërinë Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Shqipëri, vjen me vizionin për të krijuar mundësi punësimi që shtrihen përtej Shqipërisë. Elona Kurti, drejtoresha e Institutit Kulinar Neranxi, shprehet se prej 8 vitesh ky institut i ofron tregut në Shqipëri, e jo vetëm, profesionistë të fushës kulinare dhe alternativa punësimi.

Share This Video


Download

  
Report form