Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjyqtarja Majlinda Andrea është dënuar nga gjykata me 4 vite të konvertuar në tre vite shërbim prove. por tashmë sistemi i drejtësisë është në ngërç, pasi gjyqtarja nuk mund të shkarkohet.
Kjo për shkak të amullisë që ka krijuar reforma në drejtësi ku me ligjin e ri duhet të ishte, Këshilli i Lartë Gjyqësor që duhet të mblidhej për të kryer shkarkimin, por që ende KLGJ nuk është konstituuar.
Por, dhe me ligjin e vjetër nuk mund të veprohet, pasi kjo e drejtë i është hequr parlamentit.
Nnga ana tjetër gjykata e lartë është në prag të kolapsit për shkak të numrit të pakët të anëtarëve.
Mësohet se më 8 korrik së bashku me gjyqtaren Andrea i përfundon mandati dhe të 6 gjyqtarëve dhe nëse ata nuk pranojnë të qëndrojnë në detyre deri në zëvendësimin e tyre atëherë mbas 8 korrikut kjo gjykatë do të mbesë me 8 anëtarë nga 19 që parashikon ligji, pra 11 më pak ndërkohë që janë në pritje të gjykimit 18.000 dosje.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kush-mund-ta-shkarkoje-gjyqtaren-majlinda-andrea/