Report TV - Meta nga Pogradeci: Hakmarrje ndaj Ramës shiti qytetin

Report TV 2017-07-09

Views 0

Ilir Meta ishte i pranishëm sot në Pogradec në një takim elektoral me banorët e qytetit, nga ku sulmoi edhe Kryeministrin Rama duke thënë se ai shiti bashkinë e qytetit, dhe e çoi e Pogradecin në katandisje.

?Pogradeci ka hak për të marrë ndaj atyre që shitën bashkinë e Pogradecit. Ta dëgjojë Edi Rama, se këtu nuk do ketë votë për PS-në që shiti bashkinë e Pogradecit.
Jo vetëm e shitën që të mos i merrte aleati strategjik LSI, që i qëndroi korrekt, por edhe kanë katandisur Pogradecin në një bashki të kategorisë së tretë duke mos investuar dhe penalizuar një popull të tërë këtu. LSI do jetë forcë e parë për të mos ndërtuar kulla të shëmtuara, si ajo e Korçës, miliona euro? tha Meta.

Share This Video


Download

  
Report form