Ora News – OSHEE pezullon dy drejtues të kompanisë në Elbasan e Pukë

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Angazhimi në fushatën zgjedhore u ka kushtuar detyrën dy drejtuesve të OSHEE.
Mësohet se administratori i OSHEE, Haki Mustafa, ka urdhëruar sot pezullimin e dy punonjësve të kompanisë OSHEE, Bukurosh Maci me detyrë drejtori i Drejtorisë Rajonale të OSHEE Elbasan dhe Ndue Nikolli me detyrë shef i agjencisë OSHEE Pukë, me motivacionin ?Për pjesëmarrje në fushatë?.
?Arsyeja e këtij vendimi është bazuar në nenin 153 pika 1,2, neni 154 pika 1 e Kodit të Punës si dhe duke u mbështetur në VKM nr. 473 datë 01/06/2017 pika 2 ?Për marrjen e masave dhe monitorimin e veprimarisë, sjelljes apo përdorimit të burimeve njerëzore, financiare dhe logjistike të administratës shtetërore, gjatë procesit zgjedhor për zgjedhjet në Kuvendin e Shqipërisë për vitin 2017?thuhet në njoftimin e OSHEE.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/oshee-pezullon-dy-drejtues-te-kompanise-ne-elbasan-e-puke/

Share This Video


Download

  
Report form