Deklaratat e ditëve të fundit të kryeministrit Rama kanë pasur në qendër të tyre akuzat ndaj politikanëve që kanë shkuar në zyrë për t?i kërkuar drejtori, por në Fier kreu i Qeverisë ka treguar një shembull të kundërt.
Ai ka falenderuar dhe vlerësuar deputetin e PDIU, Omer Mamo që sipas tij i ka shkuar në zyrë vetëm për statusin e naftëtarit. Rama tha se nëse s?do të ishte për këmbënguljen e këtij djali të Patosit, statusi i naftëtarit nuk do të ishte realitet.