Report TV - Plani i ri i Liqenit të Shkodrës Rama:Voltana refuzoi të vinte

Report TV 2017-07-09

Views 0

Pas ?shpëtimit të Urës së Bunës?, siç e cilësoi kreu i qeverisë, Rama ka prezantuar planin për transformimin e bregut perëndimor të Liqenit të Shkodrës.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se kryebashkiakja Voltana Ademi në vend që të ishte aty pas ftesave të përsëritura që i janë bërë nxit debate të pavlera.

?Është fatkeqësi që kryetarja e bashkisë në vend që të dëgjonte zërin tonë dhe të pranonte ftesat e përsëritura që i bëmë nga unë deri tek Ditmiri që ajo të ishte këtu prezente kjo nuk ndodhur, përkundrazi, u krijua një debat idiot se kush e ka urën në pronë dhe na doli që ky monument kaq i rëndësishëm për Shkodrën ka qenë në pronë të Ministrisë së Mbrojtjes, por kjo natyrisht nuk është e vërtetë. Le të mos merremi me këmbët e prishura të urës së atyre që qeverisin sot Shkodrën por le të merremi me atë që do të vazhdojmë të bëjmë?, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form