Report TV - Muhedini e Idrizi-Dashamir Tahirit: Lere Vangjel Dulen, ktheu në shtëpi

Report TV 2017-07-09

Views 1

Nga Vlora, Shpëtim Idrizi sulmoi publikisht kryetarin e PBDNJ-së, Vangjel Dulen si dhe kandidatin për deputet, i pesti në listën e PD-së, Dashamir Tahirin.

Idrizi e cilësoi Dulen si ?zëdhënës të Agimit të Artë?, ndërsa ironizoi edhe Tahirin, duke shtuar se ai në këto zgjedhje se do dalë i humbur.

Mes të tjerash kreu i PDIU-së i bëri thirrje Tahirit që të heq dorë nga gara, pasi do jetë më i nderuar.

?Vangjel Dule zëdhënësi i agimit të artë. I cili kur deputetët në Kuvend ngriheshin në këmbë, ai denjonte që të ngrihen. Unë i bëj thirrje Dashamirit që të vijë në shtëpinë e vet se nuk i ka hije. Nuk del i pesti në PD.

Për ke do i kërkoj votat për Dule çamin? Atyre që e kanë bërë këtë listë, t?ju vijë turp. Ik nga ajo listë Dashamir Tahiri, se do jesh i nderuar, nga ne dhe nga gjithë çamët?, tha Idrizi.

Thirrje Dashamir Tahirit i bëri edhe Tahir Muhedini.

"Lere Vangjel Dulen dhe kthehu në shtëpinë tënde. Çamët nuk mund të votojnë për Dulen", ishte thirrja e Muhedinit.

Share This Video


Download

  
Report form