Ora News - Vlorë, shpërthim me dinamit në lokalin e një 56-vjeçari

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora NeWs këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Persona ende të paidentifikuar kanë shpërthyer një sasi dinamiti në një lokal në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:20, në lagjen ?Lirimi? dhe nga shpërthmi ka pasur dëme të lehta materiale.
Policia sqaron se: Ngjarja ka ndodhur në katin e parë të një pallati (lokal) në pronësi të shtetasit R.M., 56 vjeç, ku për pasojë është dëmtuar vetëm xhami i dritares së këtij lokali.
Nga hetimet paraprake, dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer me lëndë shpërthyese ?Dinamit?, pasi në vendngjarje është gjetur mbetje fitili.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe për zbulimin e autorëve.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/shperthim-me-dinamit-ne-lokalin-e-nje-56-vjecari/

Share This Video


Download

  
Report form