Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë ?arrest me burg? për Andrea Grace Baley shtetasen amerikane, e cila akuzohet nga prokuroria për dhunë ndaj fëmijëve të saj të adoptuar.
Në sallë Baley u paraqit me ndihmën e një përkthyese, e cila i komunikoi asaj akuzën për dhunë dhe keqtrajtim ndaj të miturve.
Amerikania nuk pranoi se ka dhunuar fëmijët e saj të adoptuar 14 dhe 17 vjeç ndërsa sqaroi se, ka pasur marrëdhënie problematike me dy të miturit pasi ata nuk silleshin mirë dhe herë pas here vidhnin në shtëpi.
Ndërkohë të miturit janë strehuar në një qendër sociale dhe nuk pranojnë të kthehen më në banesë. Ata kane pretenduar se janë dhunuar nga nëna e tyre vetëm se kishin dashur të merrnin disa ushqime në shtëpi.
Madje të miturit kanë patur edhe shenja dhune për të cilat thanë se i janë shkaktuar nga nëna e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/dhunoi-femijet-arrest-me-burg-per-47-vjecaren-amerikane/