Report TV - Sarandë, Rama në Xarrë: Jo votë Dules, ky nxitës konfliktesh

Report TV 2017-07-09

Views 1

SARANDË-Kryetari i Partisë Socialiste ka sulmuar sot nga Xara e Sarandës kreun e PBDNJ, Vangjel Dule.

Sipas Ramës, Dule është treguar mosmirënjohës ndaj PS dhe sot kandidon nën siglën e PD për një karrige në parlament dhe se Dule është vetëm një nxitësh konfliktesh.

?Si mund ti jepni votën Vangjel Dules se nuk e kuptoj se, duhet të kalosh njëherë tek PD, se Bashkimi për të Drejtat e Njeriut lufta për të drejtat e njeriut iku me prodhimet e kalbura, mbeti vetëm Vangjeli që do karrige në parlament, e si do ia bëjnë camët tani? Vangjeli u nderua nga PS sic nuk u nderua përfaqësues i minoritetit në 27 vite, u bë nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, sapo u zgjodh Shpëtim Idrizi, bashkënënkryetar ky dha dorëheqjen. Pse e përcakton ky se kush zgjidhet, e pse dha dorëheqjen, sepse nuk bashkëjeton dot me camët?

Share This Video


Download

  
Report form