Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Euro ka njohur zhvlerësim të ndjeshëm në kursin e këmbimit duke reflektuar ofertën e madhe të monedhës së përbashkët në ekonominë shqiptare. Një trend të tillë euro nuk e ka njohur në vitet e mëparshme elektorale, ndërsa ndikim ka pasur edhe paratë e hedhura për fushatë elektorale.
Qershori po njeh një zhvlerësimin më të madh të euros kundrejt lekut, që vjen si një reflektim i ofertës së lartë të monedhës së përbashkët në treg.
Sipas ekspertit të ekonomisë, Elvin Meka, paratë e hedhura për fushatë elektorale janë një element ndikues, shtuar kjo edhe me dërgesat e emigrantëve dhe stopimit të kreditimit të biznesit të madh.
Paratë e mbetura në banka nga mos kreditimi në euro po hidhen në treg duke e rritur ndjeshëm ofertën e monedhës së përbashkët.
Elvin Meka: Kjo është vetëm një nga efektet, ose një nga faktorët që ndikon ose mund të ketë një efekt të paktën sezonal. Po bëhen 6 muaj apo më shumë që bankat nuk kreditojnë biznesin e madh i cili merr hua në monedhë të huaj.Nëse do të ndodhte do të mund të absorvonte këtë pjesë të shtesës në treg të monedhës së huaj.
Në vitet elektoralë 2013, 2015, euro nuk ka njohur të tillë zhvlerësim. Prof. Meka thotë se duhet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë. Teksa fluksi i investimeve të huaja në 1 mld euro, janë shumë para për tregun shqiptar.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/ekonomi/a-e-zhvlereson-fushata-euron/