Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Email
Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha gjatë një takimi në Tiranë, tha se në Republikën e re nuk do të ketë vend për pazare dhe matrapazë.
Basha: Këtu nuk mund të ketë e nuk do të ketë kompromis me të keqen, kompromis me matrapazë, me shushunja që ngjiten pas agjendave ambicioze dhe i shndërrojnë ata në pluhur. E dini për kë e kam fjalën apo jo? I kemi pasur edhe vetë në shtëpi. Matrapazët nuk kanë vend.
Nuk do të ketë Pazar të vjetër, as Pazar të ri, as darkë peshku, as drekë ngjalash në Republikën e re.
Ndaj i bëj thirrje çdo qytetari dhe në veçanti atyre që janë skllavëruar nga partitë kienteliste të Republikës së vjetër, tua hedhin në fytyrë teserat që i kanë përdorur si tollona dhe të kthehen këtu në shtëpinë e lirisë. Në 90 ditë nxorët Republikën e vjetër nga gara dhe futët realitetin qytetar në garën politike.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-sdo-kete-kompromis-per-shushunjat-qe-i-kemi-pasur-ne-shtepi/