Report TV - Rama-qytetarëve:Mos çoni votat dëm me partitë e vogla e të reja!

Report TV 2017-07-09

Views 0

TROPOJE-Deklaratave agresive të sotme të LSI-së ka vendosur t?i përgjigjet indirekt kreu i PS, Edi Rama i cili fillimisht tregohej indiferent ndaj akuzave.

Sot nga Tropoja, kreu i PS, Edi Rama ka ripërsëritur kërkesën ndaj qytetarëve të mos çojnë dëm votën për partitë e tepsive, duke nënkuptuar LSI apo subjekte të tjera të vogla.

?Unë ju jap një këshillë, kur shihni në TV gjithë këto partitë e tjera dhe gjithë këta opinionistë, se këta me atë punë rrojnë. Sa hapet kamera ata rrojnë për Shqipërinë, sa mbyllet kamera, ata janë te tepsia, se për atë rrojnë. Uljani zërin Tv dhe shikojuani fytyrat, dhe kujtojini, kush është ky, çfarë ka bërë? Të gjithë këta që vijnë këtu me parti të vogla e parti të reja, këta janë mjeshtra të manipulimit. Por kanë hyrë e kanë dalë kushedi sa herë në korridoret e pushtetit. Janë mësuar me tepsinë. Mos çoni vota te partitë e vogla, mos çoni vota kot. Se, do i jepni votën Lulit, ca do ja japin se thonë është çuni babës, por do jetë në opozitë të paktën, por për çfarë do u jepni vota partive të tjera???, tha Rama.

Share This Video


Download

  
Report form