Subscribe në Ora News
Drejtuesi politik i Qarkut të Vlorës Damian Gjiknuri ka kërkuar votën e emigrantëve shqiptarë në Greqi për zgjedhjet e 25 qershorit. Gjiknuri bëri thirrje për një mbështetje masive me synim bërjen të mundur që Partia Socialiste të qeverisë e vetme.
Gjiknuri: Ne po ju themi shqiptarëve na jepni mundësinë, na vini në provë të qeverisim të vetëm. Na jepni mundësi të mos kemi njerëz që na mbajnë. Ka dalë metafora e timonit, po more makina ka një shofer dhe një timon. Nëse një njeri tjetër ta vë dorën tek timoni dhe ka mendje tjetër për ta kthyer, patjetër që makina do gremiset ose do dalë nga rruga e duhur. Të bëjmë një kontratë që dikush të mbajë përgjegjësi, jo të dalin të gjithë tjerët kritikojnë qeverinë kur janë brenda në qeverisje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/gjiknuri-me-emigrantet-ne-greqi-vota-juaj-me-rendesi-qe-ps-te-qeverise-e-vetme/