Ora News – Durrës, zvogëlohet hapësira e plazheve publike

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këtë sezon turistik veror do të ketë më pak plazhe publike përgjatë vijës bregdetare të Durrësit. Qytetarët do të kenë mundësi për të qëndruar pa pagesë në bregdet vetëm në tre parcela të vogla në plazhin nga Ura e Dajlanit deri në afërsi të Shkëmbit të Kavajës, pasi hapësira tjetër do të përdoret nga privatët.
Duket se Bashkia e Durrësit e ka parë të arsyeshme t?ia kalojë privatit pjesën më të madhe të vijës bregdetare, me qëllimin për ta administruar më mirë.
Avdyl Koka: ?Nuk është kultura e duhur për ti menaxhuar këto vende në mënyrë korrekte pasi njerëzit hedhin mbeturina. Do një kujdestar që të merret me administrimin dhe është pamundur që të sigurohet një higjenë e plotë.?
Sa i përket vjeljes së të ardhurave nga plazhet e lëshuara me qera, me formulën e re, Bashkia e Durrësit ka mundur të mbledhë të gjitha taksat. Kjo formulë parashikon që njësitë që nuk paguajnë një vit, sezonin e ardhshëm nuk rinovojnë leje. Vetëm vitin e shkuar u mblodhën 30 milion lekë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/durres-zvogelohet-hapesira-e-plazheve-publike/

Share This Video


Download

  
Report form