Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Lideri i Partisë Demokratikë Lulzim Basha u ka bërë thirrje qytetarëve durrsakë të bëhen gati për vendimin e madh për ekonominë, për vendet e punës për taksat e ulura. Në fokus të fjalimit të tij, Basha ka vënë kryeministrin Rama i cili sipas tij nuk ka mbajtur pretimet e dhëna durrsakëve dhe ora e tij për të dhënë llogari ka ardhur.
Basha: A ka ardhur momenti i gjykimit apo jo? A jeni gati të vendosni me votën tuaj? Po Durrësi e ka marrë vendimin? Për Republikën e vjetër apo të re? Për Republikën e re! Ka një javë që bën ekstradë dhe koncert variete. Me çitjane dhe me tuta, barcaleta dhe karikatura. Nuk jep llogari dhe nuk bën bilanc. Koka ka ardhur që një grusht politikanësh që e sollën vërdallë këtë Shqipëri për 25 vite me radhë, dhe ishin të vetmit që përfituan nga frutet e pemës së demokracisë të lëshojnë vendin dhe politika t?i japë rrugë forcës së pakthyeshme të qytetarëve. Unë do të jem kryeministri juaj, kryeministri i punës dhe jo kryeministri i fasadës.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-nuk-pergjigjet-per-premtimet-e-mbajtura/