http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Javën e ardhshme pritet qe Parlamenti te mblidhet serish ne seance te jashtëzakonshme, per te miratuar ngritjen e organeve te vetingut. Deri te hënën është parashikuar qe dy komisionet te zhvillojnë seance dëgjimore me 68 kandidatet e ne 7 qershor, anëtaret e këtyre komisioneve do te votojnë secili emrin qe do te beje vetingun e gjyqtareve dhe prokuroreve.I pari qe ka filluar punën me seancat dëgjimore është komisioni parlamentar përgjegjës per votimin e anëtareve te kolegjit te apelimit dhe opozita vuri edhe njëherë ne dukje, shqetësimin se kandidatet ndahen ne dy grupime; grupi i pare sipas opozitës ka nivel te ulet profesional dhe grupi i dyte është politik.Te mërkurën e ardhshme, dy komisionet parlamentare do te zgjedhin 27 emrat qe do te bëjnë rivlerësimin e gjyqtareve dhe prokuroreve dhe me pas parlamenti duhet te miratoje me 84 vota kete liste, duke i hapur kështu rruge fillimit te vetingut ne sistemin e drejtësisë shqiptare.