Ora News – Helmimi në miting, mbyllet hetimi për prozhektorët, përgjigjja për 48 orë

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Mjekësia- Ligjorë e ka të pamundur të kryejë ekspertimet e kërkuara për 146 mbështetësit e PD-së të paraqitur në spital me shenja helmimi menjëherë pas mitingut të hapjes së fushatës. Pas marrjes së përgjigjes me shkrim organi i akuzës i është drejtuar me letërporosi Gjermanisë. Ndërkohë brenda 48 oreve do te dalin edhe përgjigjet nesë janë apo jo prozhektorët shkaktarët e shqetësimeve
Nwse helmimi i 146 personave në mitingun e Partise Demokratike është shkaktuar apo jo nga prozhektorët, kjo do të mësohet brenda 48 orëve.
Burime të Ora News kanë mësuar se në sajë të një eksperimeti të zhvilluar, eskpertët kanë dalë me konkluzionin përfundimtar, i cili pritet t?i dërgohet prokurorisë.
Nga ana tjetër mjeksia ligjore i ka kthyer përgjigje me shkrim organit të akuzës se e ka të pamundur të kryeje analizat e kërkuara për 146 personat e paraqitur në spital me shenja helmimi, kjo për shkak të mungesës së aparaturave por dhe kostos shumë të lartë, afro 1 milion euro që kushton një ekspertim o tillë.
Kjo ka bërë që prokuroria nisur nga ky pretendim t?i drejtohet me letërporosi për t?i kërkuar autoriteteve gjermane.
Behet fjalë për analizat e gjakut të personave të dëmtuar, për të kuptuar se me çfarë janë helmuar të dëmtuarit. Ndërkohë një tjetër eskpertim do të ketë për rrobat e personave të helmuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/helmimi-ne-mitingun-e-pd-mbyllet-hetimi-per-prozhektoret-pergjigja-per-48-ore/

Share This Video


Download

  
Report form