Përjashtimi i paralajmëruar nga lista e kandidatëve për deputetë është vetëm fillimi i ?krasitjes politike? të partisë më të madhe në opozitë. Ndëshkimi i elitës së vjetër të Partisë Demokratike nga kryetari Lulzim Basha, me anë të listës së kandidatëve, është i dyfishtë dhe me pasoja të pashmangshme për fatin e saj politik.
Pas përjashtimit nga parlamenti i ardhshëm, produkt i zgjedhjeve të 25 qershorit, kundërshtarët e Lulzim Bashës në Partinë Demokratike, do të marrin shumë shpejt një tjetër goditje, ndoshta po aq të rëndë sa ajo e natës së 26 majit. Konkretisht, me humbjen e statusit të deputetit, përfaqësuesit e gardës së vjetër të Partisë Demokratike do të humbasin automatikisht edhe statusin e anëtarit të forumeve më të larta drejtuese të kësaj partie.