Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Votën e qytetarëve të Gjirokastrës, kryetari i PD, Lulzim Basha e kërkoi për ti dhënë fund pazareve të politikës së vjetër. Pazare që siç tha ai janë bërë në kurriz të shqiptarëve. Basha theksoi se PD nuk do të pranojë që të bëhet pjesë e këtyre kompromiseve, ndërsa nuk kurseu akuza të drejtpërdrejta për PS dhe LSI.
Basha: Që ta mundim me votë në 25 qershor njerëzit duhet të kuptojnë se ne nuk jemi këtu për të bërë të njëjtën lojë që ka bërë Rama 4 vite. Ndaj ndryshimi duhet të fillonte dhe ka filluar brenda shtëpisë tonë. Askush në PD nuk e ka të ngjitur karriken pas vetes. Unë kam marrë vendimet e mia si kryetar i opozitës, si kryeministër i ardhshëm, kam krijuar ekipin tim fitues dhe ndonëse këto janë vendime të vështira, janë të duhura, të drejta në kohën e duhur ndaj ju kërkoj që me këtë ekip fitues të marrshojmë drejt fitores në 25 qershor.
Basha theksoi se ekipi që përfaqëson këto zgjedhje do të mundësojë përmbushjen e premtimit për Republikën e Re.
Basha: Atje në Tiranë kemi një parti që ju e dini fare mirë që e ka kthyer tesëren e vetë në trisk buke për dhjetëra qindra qytetarë. Edi Ramën do ta mundim me votë, ai e përcaktoi vetë fatin e tij kur premtoi 300 mijë vende pune dhe mbolli mijëra palama dhe nuk hapi asnjë vend pune. Por është koha ti bëjmë thirrje cdo qytetari dhe qytetareje që janë skallaveruar me teserat e LSI dhe partive të tjera të pazarit të vjetër. Hidhjuani në fytyrë në 25 qershor nuk do të keni më nevojë. Në 25 qershor ata do të jenë njëherë e mirë jashtë pazarit, jashtë tepsisë. Republika e vjetër do shembet, hidhujani në fytyrë teserat, bëhni njerëz të lirë, bashkohuni me PD dhe Bashën.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-thirrje-qytetareve-hidhjuani-ne-fytyre-teseren-e-lsi/