Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i PD-së, Lulzim Basha, akuzoi nga Berati qeverinë Rama se nuk ka bërë asgjë për këtë qytet. Sipas tij kalldrëmet me të cilat krenohet, janë punë e pushtetit vendor.
Ai tha se Kryeministri detyre primare ka ekonominë, për të cilën nuk ka bërë asgjë.Ai e quajti Ramën të papërgjegjshëm.
Basha: Si asnjëherë në 27 vite, e gjithë opozita është e bashkuar nën siglën e PD, që marshon në zgjedhjet e 25 qershorit me numrin 6 në fletën e votimit.Shpresat dhe ëndrrat tona jën marrë peng nga një klasë politikanësh të korruptuar.Kjo ka ngjallur një mosbesim të njerëzve te politika, katër vitet e fndit e kanë shkatërruar. Pushteti i këtyre katër viteve mori votën me premtime të mëdha dhe pastaj i degdisi premtimet.Çfarë ka bërë Edi Rama në këto katër vite për Beratin? Krenohet ditë për ditë me kalldrëmin. Lulishtja është bërë kalldrëm. Nuk është puna e Kryeministrit, janë vendime të pushtetit vendor. Detyra numër 1 është ekonomia. Keni dëgjuar ndonjë fjalë për ekonominë këto ditë në fushatë nga Edi Rama.Është i papërgjegjshëm.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-i-papergjegjshem-flet-per-kalldremet-harron-ekonomine/