Ora News – Kanabisi, Guardia Di Finanza dhe Policia e Vlorës monitorim nga ajri, toka e deti

Ora News Lajme 2017-07-09

Views 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Vlorës ka marrë një plan masash për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Në bashkëpunim me Guardia Di Finanza është kryer monitorim nga ajri e toka për evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Për këtë, gjatë ditës së sotme në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është zhvilluar një takim pune për të koordinuar veprimet mes Policisë së Shtetit dhe GdF-së, për monitorimin nga ajri, deti e toka.
Në takim morën pjesë Drejtori për Krimet në Policinë e Shtetit Josif Shtëmbari, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë Gentian Shehaj, Komandanti i njësisë së GdF-së për Vlorën Kapiten Francesco Della Corte.
Shehaj: ?Do kontrollojmë me përgjegjësi çdo cep të territorit nën juridiksionin e Drejtorisë Vendore të Policisë, Vlorë. Çdo parcelë e kultivuar që do të konstatohet, do të analizohet dhe do të nxirren personat përgjegjës që ngarkon ligji për kontrollin e territorit. Në bashkëpunim me Pushtetin Vendor po koordinojmë veprimet për të realizuar një kontroll sa më të mirë të territorit. Po bashkëpunojmë me të gjitha agjensitë ligjzbatuese, me qëllim vlerësimin e çdo informacioni në kohë reale, për të bërë të mundur goditjen e rasteve që mund të shfaqen, por edhe për evidentimin dhe kapjen e autorëve?.
Della Corte: ?Mbështetim dhe vlerësojmë impenjimin dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit, për të parandaluar dhe goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike. Jemi shumë të kënaqur nga bashkëpunimi dhe koordinimi i veprimeve mes Policisë Vendore, Policisë Kufitare, ?Delta Forcës? e njësisë së GdF-së për Vlorën. Njësia e GdF-së për Vlorën, do të mbështesë Policinë e Shtetit me mjete ujore me qëllim kontrollin e plotë të të gjithë kufirit bregdetar, krahas monitorimt nga ajri me helikopterin e Policisë në zonat e cilësuara me risk?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kanabisi-guardia-di-finanza-dhe-policia-e-vlores-monitorim-nga-ajri-e-toka/

Share This Video


Download

  
Report form