Fryma e Re Demokratike çeli zyrtarisht fushatën elektorale pasditen e kësaj të hëne, gjatë një takimi në Hotel ?Tirana? me anëtarë, simpatizantë dhe kandidatët e saj në 12 qarqe.
Gjatë këtij takimi u prezantua edhe slogani që do bashkëshoqërojë fushatën 20 ditore të FRD-së, ?Për një hap më pranë Europës?.
Në fjalën e tij, kryetari i FRD, Bamir Topi u shpreh optimist për rezultatin e 25 Qershorit, ndërsa theksoi se synimi mbetet përfaqësimi në Kuvendin e ardhshëm si dhe krijimi i grupit parlamentar.