Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vija bregdetare në Seman, Darrëzezë dhe Pish Poro do të jetë gati për çeljen e sezonit të ri turistik. Garancia vjen nga Bashkia e Fierit që ka nxjerrë firmën pastruese për heqjen e mbetjeve që kanë dalë në breg gjatë dimrit.
Drejtori i Ndërmarrjes së Pastrimit në Bashkinë e Fierit, Azem Shatëri ka pohuar se punimet kanë filluar intensivisht dhe në çeljen e sezonit turistik pas pak ditësh çdo gë do të jetë gati.
Azem Shatëri: ?Sot po punohet për pastrimin e të gjithë territorit të rërës, po bëhet sistemi dhe do të vazhdojë pastrimi me mjetet sitëse të rërës. Janë marrë të gjitha masat që ky sezon të jetë sezoni më i pastër plazheve i bërë ndonjëherë. Kemi menduar që në pjesë të caktuara do të jenë kontenierë të mëdhenj dhe kosha të vegjël brenda territorit të plazhit.?
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/fier-pastrohet-vija-bregdetare/