Kryeministri Rama nga njësia 3 dhe 4 në Tiranë ka komentuar sot me batuta listën e PD-së për zgjedhjet e 25 qershorit.
Rama e cilësoi listën e deputetëve si çadrën e re të Bashës.
?Nëse zgjidhni PD, këtë parti që nga mbrëmë sot, është katandisur pa kuptuar në një gjë tjetër, atëherë keni zgjedhur të rrezikoni shumë gjëra...!
Ça do bëjë Luli me këtë çadrën e re? I vetmi fant spathi që i ka mbetur është Saliu! Apo është derr maç?? deklaroi Rama
Nuk mungoi edhe një batutë për Grida Dumën, që është pjesë e listave të PD për deputete.
?Imagjino të kishit vetëm një ditë në shtëpi Gridën shërbyese se çfarë do bëhej?
Do përfundonit duke u kap për flokësh. Tani na ka ardhur në Tiranë.
Pasi e shembi Vangjushi në Durrës vjen në Tiranë. Kujton se tironsit janë më budallenj? tha Rama.