Mediat audiovizive në Shqipëri kanë vendosur njëzëri që për transmetimet e reklamave partiake të zbatojnë vetëm Kodin Zgjedhor dhe të refuzojnë Ligjin për Partitë Politike.
10 televizionet më të rëndësishme në vend, Tv Klan, Top Channel, Vizion Plus, ABC News, News 24, Ora News, Report Tv, Top News, Channel One dhe Kanali 7 i janë drejtuar me një deklaratë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t?i bërë të njohur vendimin e tyre.
Me të është njohur edhe OSBE ? ODIHR dhe Autoriteti i Mediave Audio Vizive.
Përfaqësuesit e subjekteve radiotelevizive, nënshkrues të kësaj deklarate, argumentojnw se ndryshimet në Ligjin për Partitë Politike dhe Ligjin për Mediat, kanë sjellë një kontradiktë të madhe në referencën që mediat duhet të kenë për transmetimet e reklamave.
Ligji për mediat përcakton se gjatë periudhës zgjedhore, transmetimi i reklamave politike bëhet sipas Kodit Zgjedhor dhe Ligjit për Partitë Politike.
Por Kodi Zgjedhor në nenin 84 parashikon se radiot dhe televizionet private që pranojnë reklama me pagesë, duhet t?ua venë në dispozicion falas subjekteve zgjedhore vetëm gjysmën e kohës totale të reklamës.
Ndërsa ligji për Partitë Politike me ndryshimin e bërë sipas paktit Rama - Basha, i detyron televizionet private që të vendosin në dispozicion falas për subjektet zgjedhore të gjitha reklamat që transmetohen gjatë fushatës.
Kjo kontradiktë, sqarojnë përfaqësuesit e subjekteve radio televizive, në kushtet kur për të njëjtin shërbim parashikohen dy dispozita dhe kritere të ndryshme, ua bën të pamundur zbatimimin e dy ligjeve njëkohësisht.
Nisur nga ky fakt, pas konsultimit me juristët dhe avokatët më të njohur në vend dhe referuar nenit 81 të Kushtetutës që përcakton hierarkinë e ligjeve që duhen zbatuar, rezulton se Kodi Zgjedhor është ai që duhet respektuar.
Për këtë arsye, përfaqësuesit e mediave kryesore në vend, unanimisht vendosën që të njoftojnë Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, OSBE ? ODHIR dhe Autoritetin e Mediave Audiovizive se do të zbatojnë vetëm Kodin Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë, pasi ai prevalon mbi Ligjin për Partitë Politike.
Në deklaratë kërkohet nga KQZ, si autoriteti që do të monitorojë respektimin e ligjit edhe për rastin e reklamave, që të njoftojë subjektet elektorale që të marrin masa për të zbatuar vetëm Kodin Zgjedhor përsa u përket reklamave politike.
Tv Klan