Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Të gjitha subjektet që prodhojnë apo përpunojnë produkte me bazë qumështi do ti nënshtrohen një kontrolli nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit për prani të vajit të palmës. Urdhri është lëshuar nga drejtori i AKU dhe për subjektet ku do të konstatohet kjo lënë do të merren masa administrative.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm Dritan Sejko ka urdhëruar marrjen e mostrave në mënyrë të menjëhershme në subjektet të cilat prodhojnë dhe përpunojnë produkte me bazë qumështi.
Analizat e marra nga këto subjekte do ti nënshtrohen analizave në Institutin e Sigurisë Ushqimore veterinare për përmbajtje të vajit të palmës.
Urdhri i Drejtorit të AKU-së është lëshuar menjëherë pas shqetësimit të ngritur nga një emision investigativ ku rezultonte se në etiketat e produkteve të bulmetit mungonte deklarimi i përmbajtjes së vajit të palmës.
Sipas njoftimit të AKU-së, ndaj operatorëve të biznesit ushqimor produktet e të cilave do të rezultojnë të përziera me vaj palme dhe të padeklaruar në etiketë, do të merren masa konform legjislacionit në fuqi.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/vaji-i-palmes-aku-kontroll-te-gjitha-prodhimeve-te-qumeshtit/