Drejtori i OSHEE, Roland Saliu i cili u vra gabimisht ditën e djeshme gjatë një atentati është përcjellë sot për në banesën e fundit.
Familjarë, të afërm, miq, kolegë të tij i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Saliut i cili u nda nga kjo jetë në mënyrë të parakohshme.
Mes lotëve dhe dhimbjeve, ata e kanë përshëndetur për herë të fundin me familjarin e tyre.
Roland Saliu u vra dje në një atentat në Vlorë, shënjestra e të cilit ka qenë pronari i një TV privat në qytetin bregdetar.