Lëvizja Socialiste për Integrim ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Partinë Demokracia Sociale.
Marrëveshja është firmosur sot nga dy kryetarët e këtyre dy forcave politike, Petrit Vasili dhe Paskal Milo.
Gjatë një konference për mediat, Vasili tha se marrëveshja synon të jetë afatgjatë dhe do të vijojë edhe pas zgjedhjeve.
Vasili tha se LSI do të jetë garante në 25 qershor për votat e PDS-së.
"Me këtë marrëveshje ndërtuam një bashkëpunim mes PDS, në raportin e saj shumë të qartë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bashkëpunimi shtrihet edhe përtej zgjedhjeve.
Në fokus do të ketë administrimin e zgjedhjeve dhe mbështetjen e plotë që çdo element i rezultatit zgjedhor për PDS do të ketë si garant LSI-në", u shpreh Vasili.