TIRANE- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka marrë sot vendimin përfundimtar lidhur me fatin e deputetit Tom Doshi.
Vendimi i KQZ ka qenë kundër kërkesës së Prokurorisë për t'i hequr mandatin duke arsyetuar se deputeti nuk preket nga ligji i dekriminalizimit. Ka qenë vetë kryetari i KQZ, Klement Zguri i cili ka deklaruar se vendimi i KQZ-së ka qenë unanim.
"Vendimi i KQZ-së ishte unanim. Ndaj këtij vendimi mund të ankimohet", tha Zguri.
Kësisoj, Doshi nuk rrezikon dhe lejohet të kandidojë si kryesues i listës së PSD në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit.
Njësia e Posaçme e Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme pati kërkuar heqjen e mandatit të Doshit me pretendimin se prekej nga ligji i dekriminalizimit për shkak të një dënimi në vitin 1990, për "Sjellje të padenjë në shoqëri".